Ne nje atmosfere te jashtezakonshme festive, ne "Qemal Stafa", ne nje ndeshje te ngjashme me ato te kombetares, ku ishin te pranishem mbi 10 mije tifoze, Tirana dhe Vllaznia diskutuan mes tyre ekipin fitues dhe ne fund u dorezua trofeu i gares se edicionit te 70-te Kombetar te Futbollit. Pritej qe ndeshja te ishte emocionuese dhe dje futbolli shqiptar fitoi mbi gjithcka tjeter, sepse kishte kohe qe mungonin ne shkallet e stadiumit nje numer kaq i larte tifozesh. Ishte merite e Vllaznise qe rivalizoi Tiranen, per 32 jave dhe luajti nje tjeter ndeshje, per te arritur synimin, e saj, qe te shpallej fituese per here te 10-te ne histori. Por, edhe tani 24 here kampionet e vendit, pas arritjes se djeshme, mbeten ekipi me i suksesshem i tere historise se futbollit shqiptar. Tirana dhe Vllaznia, binom qe meritonte komplimente, per gjithcka i dhane kampionatit te sivjetshem dhe ndeshjes se djeshme finale. Kjo, per arsye se sfida mes dy ekipeve me te forta te ketij edicioni i kaperceu kufijte e nje spektakli te madh, qe edhe pse finale, "Fair Play" eshte ndeshur rralle ne kampionatin tone. Nen gjykimin e nje tresheje sllovene, Tirana dhe Vllaznia, rivale per 32 jave me radhe, ne ndeshjen e fundit, finale mes tyre, ne nje 90 minutesh te fundit, te shkelqyer, perkraheshin nga mijera tifozeve, ne te dy kampet. Tifozerite ishin te organizuara mire, nderkohe Tirana, si organizatore kishte marra masa edhe per spektaklin para, ne pushim dhe pas ndeshjes. Vllaznise i duhej fitorja ndaj Tiranes qe te shpallej kampione vendi dhe kryeqytetasit, pervec epersise se fushes, ishin edhe me te favorizuar, pasi me nje barazim fitonin trofeun e titullit. Deri dje 23 here fitues, Tirana nuk e diskutoi finalen dhe fitoi me merite nje ndeshje dhe nje trofe, qe e lakmoi nga java e pare dhe derri ne fund.


Ndeshja


Tirana fitoi 2-1, ndaj Vllaznise, me rezultat, por edhe me loje. Kryeqytetasit e gjeten rrugen e rrjetes shume shpejt, ne '2, me ane te kapitenit, Devi Muka. Goli i dha siguri lojes se Tiranes, qe sa erdhi dhe u be me agresive. Vllaznia pas pesimit te golit beri perpjekje qe te mos pesonte nje te dyte. Por nuk ia doli mbane me ane te kundersulmit dhe tete minuta para se te mbyllej pjesa e pare e ndeshjes, Tirana shenoi golin e dyte me autor Daniel Xhafajn. Me dy gola te shpejte, Tirana e siguroi titullin kampion, qe ne pjesen e pare. Pjesa e dyte nisi ne qete dhe pa shume perpjekje per secilen skuader. Vllaznia e humbi betejen me shpejt, duke mos bere perpjekjet e duhura. Shkodranet ne fund te ndeshjen shkurtuan diferencen, me ane te Xhevahir Sukajt.


Festa


Feste e papershkueshme pas ndeshjes. Gezim dhe lote, prej emocioneve te titullit kampion. Tifozet dhe drejtuesit e Tiranes festuan trofeun numer 24 ne historine e tyre, ne nje menyre te vecante. Nen ritmet e muzikes se trevave tiranase, presidenti i FSHF-se, Armando Duka i dorezoi trofeun kapitenit Devi Muka. Pervec tij, qe festoi titullin e shtate persona, edhe lojtaret e tjere moren medaljen, per disa here dhe me tej shperthyen qindra fishekzjarre. Lojtare, stafi drejtues dhe te gjithe protagonistet bardheblu jane pershendetur gjate, nga tifozet, qe duartrokisnin suksesin e arritur. Tirana mbarte ne gjirin e saj lojtare kampione. Nallbani, portieri 39 vjecar u shpreh i emocionuar ne fund, se kishte arritur nje tjeter triumf, si shume te tjere, por tha se ishte me i vecanti. Lila, festoi per here te pare nje titull, Migen Memelli, gjithashtu, por u shpall edhe Fitues i "Kepuces se Arte, me 21 gola. Pezo, i cili shkelqeu gjate ketij kampionati. Muzaka dhe Devolli, nder me te miret ne fushe, po ashtu moren titullin e pare, me ngjyrat bardheblu. Xhafaj, Dabulla, Patushi. Te tjere protagoniste, te tjere kampione. Tirana nisi nje gare si favorite dhe e mbylli sezonin, si kampione.


Refik Halili: E mundimshme, por emocion i rralle


"Ishte nje titull i mundimshem, por fituam me merite titullin, prandaj jemi edhe me te lumtur, per suksesin. Dua te pergezoj, ish-trajneret, Slishkovic, dhe Kola, qe punuan per kete arritje te madhe te ekipit tone. Pergezoj lojtaret qe e mbyllen me sukses garen e sivjetshme, tifozerine e mrekullueshme te Tiranes, qe krijoi kete atmosfere te madhe festive. Pershendes te gjithe perkrahesit e Tiranes. Tirana, vetem Tirana."


Alban Tafaj: Si trajner, emocion i rralle


Sigurisht, jemi te emocionuar. Eshte suksesi im i pare si trajner, edhe pse e mora drejtimin vone dhe mendoj se paraardhesit, Slishkovic dhe sidomos Kola kane merite ne kete arritje. Kam fituar edhe trofe te tjere me Tiranen, si lojtar, por edhe si trajner paska emocione edhe me te bukura. Nuk e di se c'mund te them per te ardhmen, por tani me mbetet te festoj, kete sukses dhe me vone ka kohe qe te diskutohet."


Devi Muka: Falenderoj edhe Kolen


"Jam i lumtur, isha i sigurte se do te shpalleshim kampione ne vend. Dua te falenderoj publikun mrekullueshem, shoket e skuadres, drejtuesit dhe trajneret qe kane drejtuar me pare. Dua te falenderoj nga zemra edhe trajnerin e larguar tashme, Agustin Kola, qe ka pjesen e tij, ne kete sukses te madh te skuadres sone. Dua te pergezoj publikun e mrekullueshem, pa te cilet nuk do te kishim fituar titullin kampion."


Ansi Agolli: Titulli me i bukur ne karriere


"Kam fituar edhe trofe te tjere me ekipin e Tiranes, por ky ishte me i bukuri, ne karrieren time. Nje atmosfere e bukur festive, krijuar nga tifozet dhe nje fitore qe mendoj se merituam ne fund. Falenderoj shoket e skuadres dhe financuesit e ekipit, qe realizuan kete sukses. Mendoj se do te jem te pakten edhe nje vit tjeter te Tirana, me te cilen deshiroj te fitoj edhe nje titull tjeter kampion, para se te largohem."