Apelit te shendetesise per dhurime vullnetare te gjakut kete here i eshte pergjigjur Tirana Bank. Drejtuesit me te larte te kompanise dhe punonjesit e saj kane dhene gjak per femijet talasemike dhe njerezit ne nevoje. Pasi iu bashkua ketij gjesti drejtori i Pergjithshem, Dimitris Santiksis deklaroi se Tirana Bank nuk ndihmon vetem financiarisht komunitetin por i vjen ne ndihme edhe me veprime te tilla humane. "Dhuro Gjak, Shpeto jete", eshte filozofia e Kryqit te Kuq shqiptar ne perpjekjen e vazhdueshme per te ndihmuar njerezit ne nevoje e te shpetoje jete. Punonjesit e Tirana Bank u bene pjese e kesaj iniciative, duke dhuruar gjak e duke kryer keshtu nje veprim human per te ndihmuar njerezit ne nevoje, por edhe vete ata ne raste emergjence. Perfaqesuesit e Kryqit te Kuq Shqiptar falenderuan drejtuesit e larte te Tirana Bank, drejtorin e pergjithshem z. Dimitris Santixis dhe te gjithe ata punonjes qe dhuruan gjakun e tyre, per nismen e marre dhe kontributin ne kete akt humanitar, duke theksuar se rezervat e gjakut jane te pakta. Nevojat per gjak ne Shqiperi jane te medha dhe mbulohen nga dhurimet vullnetare dhe ato familjare.