Piraeus Bank S.A. njofton se ka lidhur një marrëveshje me Balfin Group dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve në filialin e saj në Shqipëri, Tirana Bank.


Lajmi konfirmohet nga vetë banka greke, përmes një njoftimi në faqen e saj online, ku bën me dije se shuma totale e marrëveshjes arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve që Piraeus Bank ka pasur mbi Tirana Bank.


Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se Unicredit ka vepruar si këshilltar ekskluziv financiar i Piraeus Bank për transaksionin.


7 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)