- Java 31 përball midis tyre katër ekipet më të mira të Superligës: Tirana(1)-Partizani(4) dhe Vllaznia (3)-Teuta (2).
Kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i sezonit (përfshirë dhe ndeshjet e sotme), Tirana me një fitore kundër Partizanit mund të fitojë titullin, pavarësisht rezultatit të ndeshjes Vllaznia-Teuta.
Nëse Tirana duket se e ka siguruar titullin kampion dhe rrjedhimisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, Partizani synon për të dytin vit rresht Kupën Interototo.
Në dy përballjet e para të këtij sezoni dhe ciftet e trajnërëve kanë qenë të ndryshëm. Në fazën e parë kishim duelin Neptun Bajko (Partizani)-Mirel Josa (Tirana), në fazën e dytë: Shkëlqim Muca (Tirana)-Hasan Lika (Partizani), që do të përsëritet edhe në fazën e tretë.
Në 20 ndeshje e fundit, Partizani ka mundur të fitojë vetëm 3 ndeshje. Tirana ka fituar 12 dhe 5 takime janë mbyllur në barazim.
Ndeshja: Tirana-Partizani
Ora: 19:00
Stadiumi: "Qemal Stafa", Tiranë
Gjyqtarë: E.Peza, P.Goxhaj-E.Bicaku
Faktet kyce
Tirana, e para me 66 pikë
1. Tirana ka numrin më të madh të fitoreve në kampionat (20) , por dhe te atyre ne shtëpi (13).
2. Në 16 përballjet e mëparshme shtëpiake, Tirana ka humbur vetëm 1 herë, 13 fitore dhe 2 barazime.
3. Tirana është ekipi që ka shënuar më shumë gola (59) në 30 ndeshje (1.9 gola për ndeshje).
4. Edhe në ndeshjet në shtëpi është Tirana që ka shënuar më shumë gola (37).
5.Tirana fitoi dy ndeshjet e para sezonale me Partizanin: 2-0 dhe 3-2.
6.Tirana vjen në përballjen me të kuqtë pas një fitoreje të dyshimtë me Besën (1-0) në Kavajë.
7.Vioresin Sinani me 21 golat e tij udhëheq listën e golashënuesve, i ndjekur nga Daniel Xhafaj (19) i Teutës.
8. Tirana dhe Partizani janë eliminuar në Kupën e Shqipërisë nga Teuta; Tirana në cerekfinale dhe Partizani në gjysmëfinale.
9.Tirana është rekordmene e titujve kampionë: 22, Partizani 15
* * *
Partizani, i katërti me 54 pikë
1. Partizani ka fituar 16 nga 30 ndeshjet e luajtura.
2. Formacioni i kuq ka pësuar dyfishin e humbjeve të Tiranës: Partizani 8 humbje, Tirana 4.
3. Partizani ashtu si Tirana, ka arritur 6 barazime.
4. Me vetëm 21 gola të pësuar, Partizani është ekipi që ka mbrotjen më të mirë, kur ka pësuar 10 gola më pak se Tirana (31).
5. Partizani mban dhe rekordin e më pak golave të pësuar në transfertë: 8 gola të pësuar, kundrejt dyfishit të shënuar (16).
6. Partizani vjen në ndeshjen me Tiranën pas dy humbjeve rresht, me dy ekipet që renditen në vendet 2-3: me Teutën në Durrës (1-0) dhe me Vllazninë (1-0), një ndeshje e dyshuar si me rezultat të paravendosur.
7. Nga katër humbje të pësuara në transfertë, Partizani dy i ka pësuar nga Tirana, ku ka pësuar pesë gola në dy takime.
8 Në 8 ndeshjet e zhvilluara në fazën e tretë Partizani ka arritur 6 fitore dhe 2 humbje, duke mos e njohur barazimin.
9.Golashënuesi më i mirë i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka shënuar në 30 javët e para 7 gola, 6 më pal se dhe golashënuesi i dytë më i mirë i Tiranës, Salihit (13).
10.Partizani është rekordmen i Kupave të fituara: 15, Tirana 13
* * *
Tirana
Bilanci ne sezonin 2006-2007: 20 fitore, 6 barazime, 4 humbje, gol. 59-31. Ndeshjet brenda: 13 fitore, 2 barazime, 1 humbje, gol. 37-13
Partizani
Bilanci ne sezonin 2006-2007: 16 fitore, 6 barazime, 8 humbje, gol, 38-21
Ndeshjet jashte: 6 fitore, 4 barazime, 4 humbje, gol. 16-8
Bilanci ndërmjet tyre: 126 ndeshje; 37 fitore Tirana, 38 barazime, 51 fitore Partizani. Gola. 145-184

RENDITJA E KATËR MË TË MIRAVE
1 Tirana 66 20 6 4 59-31
2 Teuta 60 17 9 4 41-26
3 Vllaznia 59 17 8 5 43-24
4 Partizani 54 16 6 8 38-21