Tirana tenis me Bylisin. Pikërisht në sytë e Ari Hanit. Një hakmarrje direkt për atë barazim pa gola në fazësn e parë në Ballsh, por dhe për të shfryrë dufin e mbledhur në Vlorë, në atë humbje 2-0 me Flamurtarin. 23-herë kampionët e Shqipërisë fituan me rezultat tenistik 6-2 kundër Bylisit, ku “Rafael Nadali” i bardhebluve, nuk mund të ishte askush tjetër përveç Migen Memellit, që me tre golat në minutat 5, 35 e 58 kundër formacionit të Hysen Dedjes u ngjit në kuotën e 10 golave.



Ndeshja filloi me autogolin e minutës së 2-të nga ana e e mbrojtësit portugezi të Bylisit,  Pedro Pablo Nevez, i cili devijoi në portën e mbrojtur nga Mircelovski, një goditje të Ansi Agollit. Pas tre minutash Migen Memelli (në superformë) realizoi golin e dytë.



Talenti 21-vjeçar i Bylisit, Taulant Bakiu,  në minutën e 11-të realizoi një eurogol nga 16 metra, që bëri të pavlefshëm akrobacinë e portierit veteran 37-vjeçarit Blendi Nallbani, duke çuar rezultatin në 2-1.



Vetëm katër minuta iu deshën Tiranës të çonte rezultatin në 3-1, kur mesfushori sulmues Gjergj Muzaka realizoi në minutën e 15-të një gol të kontestuar jo pak nga stafi teknik i ballshiotëve të kryesuar nga Hysen Dedja.



Uragani bardheblu vazhdoi me golin e Daniel Zhafës (32’) dhe pas dy minutash me atë të Migen Memellit (54’), duke çuar shifrat brenda 45 minutave të para në 5-1.



Fraksioni i dytë i ndeshjes u hap me penalltinë e realizuar nga Bakiu (49’), pas ndërhyrjes së parregullt të mbrojtësit të Tiranës, Tefik Osmani.



Në minutë e 58-të Migen Memelli vulosi shifrat në 6-1, duke shënuar tripletën e tij të dytë në këtë kampionat pas asaj kundër Flamurtarit (3-1).



Për Tiranën kjo ishte fitorja e 8-të në 15 ndeshje historike me Bylisin (2 fitore)





KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 17



Partizani-Flamurtari 2-0

Shënues: Babamusta 2’,  Bakaj 67'



Tirana-Bylis 6-2

Shënues: Nevez 2’ (autg), Memelli 5’, 34’, 58’ Muzaka 15’. D.Xhafaj 32’/ Bakiu 11’,  49’ (11-m)



Elbasani-Besa 0-1

Shënues: /Mërtiri 70’



Apolonia-Teuta 1-0

Shënues: Dhrami 62’ (11-m)



Vllaznia-Dinamo 0-1

Shënues: /Plaku 88’ (11-m)



Të premten, 26.12.2008

Lushnja-Bylis 1-1

Shënues: Arbëri 75’/ Nora 84’


E Shtune, 27 Dhjetor 2008