Tirana do të festojë nesër më e bukur se kurrë, Ditën e Verës. Për këtë 14 Mars, Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat të shpërndara në gjashtë zona të ndryshme, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.


Gjithashtu, Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga sot, në mesnatë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e Bulevardit Dëshmorët e Kombit, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive. Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.


Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:


Tek ura që lidh bulevardin Dëshmorët e Kombit me bulevardin Bajram Curri dhe Zhan DArk, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas në urën e Lanës.


Përsa i përket bllokimit të Rr. Pjetër Bogdani dhe Rr. Brigada VIII segmentit Vaso Pasha Ibrahim Rugova, qarkullimi do të bëhet në rrugët Vaso Pasha Ibrahim Rugova.


Përsa i përket bllokimit Sheshi Nënë Tereza, qarkullimi do të bëhet në rrugët Lek Dukagjini dhe Abdyl Frashëri.


Në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri me rrugën Ibrahim Rugova, drejtim i detyruar djathtas.


Mjetet e transportit publik në rrugën Ibrahim Rugova do të devijohen në unazën e mesme nëpërmjet urës tek Taivan.


Festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri, i cili është transformuar tërësisht në një hapësirë multifunksionale, që do të shërbejë jo vetëm si markatë për qytetarët e Tiranës, por në të njëjtën kohë edhe si një zonë tërheqëse për të kaluar pasditen. Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live.


Gjithashtu, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin e madh festiv që do të organizohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno.


Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë më 14 mars, duke e kthyer kryeqytetin në epiqendrën e festimeve për Ditën e Verës.


Axhenda e aktiviteteve të Organizuara nga Bashkia e Tiranës


PAZARI I RI


1. Përurimi i Pazarit të Ri – Ora 09:00


2. Aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ora 10:00-13:00


-Këndi I Fëmijëve Piktor


-Numra Baleti klasik për fëmijë


-Këngëtar të muzikës së lehte moderne


-Instrumentistë


-Këngëtar të muzikës folk


3. Teatri i Operas dhe Baletit- Performancë Ansambli i Fëmijëve dhe të Rriturit- Ora 12:35-13:00


4. Koncert Live te Pazari I Ri: Ora 19:00-22:00


-Kuartet Harqesh


-Marsela Çibukaj


-Lindi Islami dhe Venera Lumani


-DJ


BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT


1. 2400 të rinj dhe qytetarë në një Flash Mob të dancit sportiv- ( Bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit) Ora 10:00.


2. Koncert Vodafone me këngëtarë komercial- Përballë ish Hotel Dajtit. Në


mes te Bulevardit Dëshmorët e Kombit Ora 11:00


3.Ministria e Brendshme, Panairi i Policisë, : Tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë se Arteve (pjesa ku kufizohet me Hotel Dajtin).


4.Cirku Kombëtar- Lulishtja tek sheshi Skënderbej, ora 11:00-12:00


5. Këndi i lojërave për fëmijë Vodafone ( Ad.sheshi i gjelbër tek Taiwan)


6. Aktivitete sportive me fëmijë- Midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Parkut Rinia.


7. Panairi i shkollave profesionale.


BLLOK


1.Street Party 2017 Koncert Telekom


Skena 1-( Rr.Pjetër Bogdani skenë e vendosur tek Coko Bar me pamje nga Whiskey Bar) Ora 12:00- 00:00


Skena 2- ( Rr.Brigada VIII, skenë e vendosur në krah të Pepper Longue me pamje nga Sky Tower) Ora 12:00-00:00


2. Vodafone Koncert me DJ- Trotuari në krah të dyqanit Vodafone. Ora 15:00-00:00


SHESHI NËNË TEREZA


1.Summer On Koncert ( Ad.Kolonat,sheshi Italia) Ora 11:00- 00:00


2.Panairi i Biznesit .


PIRAMIDA


1.VIZart, Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit Ora 10:00


LIQENI ARTIFICIAL


1.Aktivitete me fëmijët e sporte.


2. Dj Muzike në Parkun e Liqenit Artificial ( Ad.Tek aneksi i digës)


Ora 09 :00


3Në liqen për argëtim , ( Varka, skaf,kanoe, për demostrim nga profesionistët) Ora 10:00


4. Në hapësirat e Parkut. ( Këndi i piktorëve,oaz i lojërave për fëmijë,aktivitete në fushat e sportit,kënd fotografish,libraria e liqenit të hapur,kënd i barbekysë,panairi i artizanëve) Ora 10:00 dhe në vazhdim.


5. Koncert Festiv Skena e Amfiteatrit, Ora 11:00


6. Parada me veshje karnavalesh- (Nisja nga fundi i digës-finishi kryqëzimi i digës.) Ora 12:00


7. Teatri i Kukullave- Liqeni Artificial


8. Tirana Art Fest ( Ad. Skena e amfiteatrit te Liqeni ) Ora 15:00