Tirana e nis sezonin e ri ashtu si mbylli edhe sezonin e kaluar pra duke fituar një trofe. Pas fitimit të titullit Kampion në 23 maj bardheblutë fitojnë edhe Superkupën e Shqipërisë ku në finale mposhtin Flamurtarin me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar nga sulmuesi vlonjat Arber Abilaliaj. Sulmuesi i bardhebluve shënon nëj gol të bukur me kokë në minutën e 72-të të takimit duke rezultatuar vendimatar.

Tirana e nis lojën pa kapitenin Muka i cili ndodhet në pankinë i dëmtuar dhe vendin e tij përkrah Abilaliaj e merr Hajdari. Pjesa e parë ka qënë e vakët për të dyja skuadrat me raste sporadike ku Tirana rrezikon me Abilaliaj dhe Sefen, por që nuk rrezikojnë së tepërmi kundërshtarin. Pjesa e dytë nis me zevendësime për të dyja skuadrat .Te Tirana del Hajdari dhe futet Lilaj ndersa Memushi fut ne loje Roshin dhe Galice. Edhe fraksioni i dytë eshte njësoj si i pari, por në minutën e 72-të nga një goditje standarte shfaqet Abilaliaj qe kërcen me lart se të gjithë me kokë dhe i jep bardhebluve Superkupën e 8-të në historinë e Klubit. Flamurtari është mjaftuar vetëm me fitimin e Kupes në 6 maj dhe tashmë duhet të mendojë për Kampionatin. Fituesja e fundit e Superkupes ka qënë Dinamo.Trajneri Lonçareviç e nis kështu me trofe aventuren e tij në futbollin shqiptar ndëras këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën një javë më pas këtë herë për Kampionat.