Albania-sport.com (AS)- Tirana fitoi 2-1 miqësoren e luajtur sot me skuadrën turke Instambulspor, takim i zhvilluar në Kemer të Antalias. Turqit kaluan të parët në avantazh. Blerja e re dimërore e bardhebluve, ish-lojtari i Elbasanit, Hetlem Capja barazoi rezultatin, ndërsa golashënuesi më i mirë i kampionatit Vioresin Sinani realizoi golin e fitores 2-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe krejt ndeshja. Për Tiranën u aktivizua nje pjesë loje edhe sulmuesi Orjand Abazaj.
Tirana e ka nisur lojen me kete perberje: Nallbani, Abraham, Pisha, Hajdari, Allmuca, Capja, Bulku, K.Duro, Muka, Sinani, Pema. Kurse ne pjesen e dyte - eshte aktivizuar edhe Bakallin, Abazajn, Turdiun, Arapi.