Ndryshe nga java e parë ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës në Selman Stërmasi, Tirana ka fituar lehtësisht sot në Pogradec, në ndeshjen e javës së dytë. Ekipi kryeqytetas tregon potencialin e saj në Kategorinë e Parë, duke treguar edhe njëherë tjetër që rënia nga Superiorja ishte një aksident dhe se shumë shpejt do të rikthehet. Bardheblutë kanë fituar pastër 3-0 ndaj Pogradecit, një transfertë e vështirë në këtë kategori.


Yunus në minutën e 31-të të pjesës së parë ka shënuar golin e avantazhit dhe më pas Tirana ka administruar shumë mirë ndeshjen, duke qarkulluar mirë topin dhe mbrojtur mirë. Kaq ka mjaftuar për pjesën e parë.


Në të dytën, Ngoo shënon golin e dytë në minutën e 59-të. Ka qenë ky gol që ka çliruar trajnerin Ze Maria. Megjithatë, Yunus Sentamu shënon golin e tretë për Tiranën dhe të dytin personal në këtë ndeshje. Tre gola për tri pikë dhe Tirana shkon në kuotën e gjashtë pikëve, aq sa Bylis, që duket se do të jetë rivali i vetëm i bardhebluve gjatë këtij sezoni.


 


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)