Dy ndeshje miqësore dhe po kaq humbje për Tiranën në javët e para të 2019-ës. Pas disfatës me përmbysje 2-1 me Skënderbeun, bardheblutë u mposhtën 2-0 edhe nga Laçi. Skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga u shfaq me agresive në fushë, duke shënuar dy herë me Xhixhën dhe Mersinajn. Bardhebluve u ka munguar edhe qetësia e kjo dallohet nga kartoni i marrë nga Ngo.


Një rezultat që duhet të shqetësojë trajnerin Ardian Mema, i cili po e shfrytëzon këtë pauzë të gjatë të kampionatit për të qartësuar idetë për pjesën e mbetur të sezonit, ku si objektiv parësor mbetet shmangia e një surprizë të pakëndshme, pasi titulli kampion dhe një vend në Kupat e Europës duken një mission impossible.


 LaçiTirana  2-0


Shënues: Xhixha 6, Mersinaj 19


Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Çokaj, Lushkja, Berisha, Xhixha. Trajner: Besnik Prenga


Tirana: Lika, Kërçiku, Muça, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.


12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)