ujesjellesiTirana po vuan mungesën e ujit, ndoshta më të madhen në vitet e fundit.


Banorët e kryeqytetit në 24 orët e ardhshme janë njoftuar se do të përballen me mungesën e ujit në shtëpitë e tyre, ndërsa si shkak nga ana e UKT jepet thatësira, por edhe ndërprerja e energjisë nga OST për shkak të remonteve, gjv që do të bëjë që të dalë jashtë funksioni stacioni i pompimit në Qafë Mollë.


Zonat që përballen me kufizime të furnizimit me ujë janë: Qendra e Tiranës, Komuna e Parisit, Blloku i vilave amerikane, Ambasadat amerikane, italiane, franceze, zona e rrugës tre Vellezerit Kondi, Spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozes, zona e Saukut, qyteti Studenti, zona e Tiranes se Re, zona e ish Bllokut, birra Tirana, rruga 3 Dëshmorët ne Yzberisht, Kodra e Priftit, Qesaraka, vilat rezidenciale Dajt, blloku i godinave shtetërore në Bulevardin Skënderbej, Rruga e Elbasanit.


Situata do të normalizohet pas rikthimit të energjisë elektrike në stacionin e Qafë Mollës nga ana e OST.


– See more at: http://www.tematv.al/video/61aqpjgmqoe345i#sthash.erp9twJ2.dpuf