Rezultati përfundimtar në qarkun e kryeqytetit vulos nëse e majta apo e djathta formojnë qeverinë. Shkodra, Lezha dhe Fieri, qarqet e tjera ku mund të përcaktohet fati i zgjedhjeve të 28 qershorit


Shaban Sulçe



Duket se do të jetë rezultati përfundimtar në qarkun e Tiranës ai që do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Pikërisht në sajë të këtij rezultati do të vendoset nëse qeverisjen e ardhshme do ta formojnë partitë e majta, apo partitë e djathta. Deri dje në orët e para të mëngjesit, e majta dhe e djathta kanë qenë në balancë të plotë. Secila prej dy kaheve politikë, sipas rezultateve paraprake, rezultonin të kishin fituar nga 70 mandate. Konkretisht, “Aleanca për ndryshim”, e kryesuar nga PD-ja, kishte fituar 70 mandate, “Bashkimi për ndryshim”, i kryesuar nga PS-ja, kishte fituar 66 mandate dhe “Aleanca socialiste për integrim”, e drejtuar nga LSI-ja, 4 mandate. Por është qarku i Tiranës, ku procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, ai që do të vendosë fatin e krijimit të maxhorancës së ardhshme.





Tirana

Në qarkun e Tiranës, Partia Demokratike, deri në orët e para të mëngjesit, rezultonte të kishte fituar 15 mandate, ndërsa aleatja e saj, Partia Republikane, kishte fituar 1 mandat. Po 15 mandate kishte fituar Partia Socialiste, ndërsa një mandat LSI-ja. Por avantazhi prej 1000 votash i PS-së ndaj PD-së si dhe fakti që koalicioni i LSI-së është prej 0.3% afër fitimit të mandatit të dytë mund të bëjë që e majta të rezultojë fituese jo vetëm në qarkun e Tiranës, por dhe në të gjithë Shqipërinë. Nëse në kutitë e mbetura do të rezultojë rritje e së majtës, mund të vihen në jetë një nga dy variantet, të cilat do të shpallnin të majtën fituese. Varianti i parë do të ishte që PS-ja të fitonte mandatin e 16-të duke ia marrë PD-së, ndërsa varianti i dytë është që LSI-ja të fitojë mandatin e dytë, pikërisht duke ia marrë Partisë Demokratike.



Qarqet e tjera

Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, bllokimi i procesit të numërimit në tri qarqe ka shtuar më shumë enigma për fituesin e këtyre zgjedhjeve. Kështu, procesi ka mbetur i bllokuar në qytetin e Laçit, i cili mund të rezultojë përcaktues nëse në qarkun e Lezhës Partia Demokratike do të fitojë me rezultat 4-3 ndaj Partisë Socialiste, apo kjo diferencë do të jetë 5 me 2. Gjithashtu, procesi ka qenë i bllokuar në komunën e Bushatit, në qarkun e Shkodrës, ku do të përcaktohet nëse Partia Demokratike do të fitojë me rezultatin 7 me 4 ndaj Partisë Socialiste, apo rezultati do të jetë 8 me 3 në favor të PD-së. Përcaktues do të rezultojë edhe rezultati në qarkun e Fierit. Dilemat janë nëse rezultati do të jetë 9 deputetë në favor të Partisë Socialiste kundrejt 6 mandateve të PD-së, apo ky rezultat do të jetë 8 mandate PS-ja, 6 mandate PD-ja dhe 1 mandat Partia për Drejtësi dhe Integrim.





Shkodër

PD: 7 mandate

Jozefina Topalli, Astrit Bushati, Arenca Trashani, Gëzim Dibra, Gjok Uldedaj, Paulin Sterkaj, Ndue Paluca



PS: 4 mandate

Ilir Beqja, Tom Doshi, Ndue Kola, Astrit Beci



Qarku i Kukësit

PD: 3 mandate

Flamur Noka, Besnik Dushaj, Fatos Hoxha



PS: 1 mandat

Asllan Dogjani



Dibër

PD: 4 mandate

Jemin Gjana, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Selami Xhepa



PS: 2 mandate

Sadri Abazi, Qemal Minxhozi



Durrës

PD: 7 mandate

Ferdinand Xhaferri, Albana Vokshi, Gazmend Oketa, Ylli Lama, Osman Metalla, Eduart Halimi, Igli Cara



PS: 5 mandate

Blendi Klosi, Rudina Seseri, Hazir Gashi, Gazmir Bizhga, Klodiana Spahiu



LSI: 1 mandat

Lefter Koka



Tiranë

PD 15 mandate

Sali Berisha, Aldo Bumçi, Rajmonda Bulku, Bujar Nishani, Majlinda Bregu, Gerti Bogdani, Gent Strazimiri, Florian Mima, Ilir Rusmaili, Myqerem Tafaj, Luan Skuqi, Tritan Shehu, Viktor Gumi, Arben Imami, Lajla Pernaska



PS 15 mandate

Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Kastriot Islami, Sajmir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Andis Harasani, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni, Namik Dokle, Enkeleda Shkreli, Eduard Shalsi, Xhemal Qefalia, Dashamir Peza, Ilir Gjoni, Artan Gaçi



PR 1 mandat

Fatmir Mediu



LSI 1 mandat

Ilir Meta





Qarku Elbasan

PD: 7 mandate

Lulzim Basha, Ardian Turku, Adriana Gjoni, Rrahim Çota, Dashnor Sula, Luçiano Boçi, Sybi Hida



PS: 7 mandate

Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegushe Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka, Skënder Hasa





Berat

PD: 3 mandate

Genc Pollo, Mehmet Xheka, Lefter Maliqi



PS: 4 mandate

Erion Braçe, Fidel Ylli, Ermonela Velaj, Marko Bello



LSI: 1 mandat

Nasip Naço,



Vlorë

PD: 4 mandate

Astrit Patozi, Ardian Kollozi, Leonard Demi, Kreshnik Çipi



PS: 6 mandate

Arben Isaraj, Luiza Xhuvani, Arben Malaj, Shpëtim Idrizi, Eltar Deda, Fatmir Toçi



PDI: 1 mandat

Dashamir Tahiri



PBDNJ: 1 mandat

Vangjel Dule



Gjirokastër

PD: 2 mandate

Genc Ruli, Spiro Ksera



PS: 3 mandate

Arta Dade, Vangjel Tavo, Ethem Ruka



Korçë

PD: 6 mandate

Ridvan Bode, Gjergji Papa, Ledina Aliolli, Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli, Ismail Hoxha



PS: 6 mandate

Ben Blushi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Alfred Dalipi, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka





Fier



PD: 6 mandate

Sokol Olldashi, Ilir Bano, Mesila Doda, Enkeleid Alibeaj. Vasillaq Ngresi, Fatos Beja



PS: 9 mandate

Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Albert Caci, Fatos Tushe, Armando Subashi, Bashkim Fino, Ervin Koçi, Arben Çuko, Pirro Lutaj



LSI: 1 mandat

Dritan Prifti





Lezhë

PD: 4 mandate

Edi Paloka, Mark Marku, Pavlina Hoti, Rajmond Hoxha



PS: 3 mandate

Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli, Armando Prenga











Koalicioni “Aleanca për Ndryshim” 70 mandate

Partia Demokratike 68 mandate

Partia Republikane 1 mandat

Partia Drejtësi dhe Integrim 1 mandat





Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim” 66 mandate

Partia Socialiste 65 mandate

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1 mandat



Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim”4 mandate

Lëvizja Socialiste për Integrim 4 mandate









1 Korrik 2009