Muzeu Kombetar i Artit ne kryeqytetin e Rumanise, Bukuresht ka pritur dje konferencen e peste ministeriale per Trashegimine Kulturore ne vendet e Evropes Juglindore. Objekt i konferences ishte "Trashegimia Kulturore nje ure lidhese drejt te ardhmes".


Ne deklaraten e nenshkruar nga te gjithe ministrat e Kultures, me propozim te Ministrit Ylli Pango mirepriten dhe miratuan njezeri kthimin e shkolles se restaurimit ne Tirane, ne nje Qender Rajonale Evropiane te Restaurimit dhe Konservimit te UNESCO-s.


Te gjithe Ministrat e Kultures se Shteteve te Evropes Juglindore, pjesemarres ne kete takim te rendesishem per trashegimine, u shprehen te bindur qe institucioni i propozuar nga pala shqiptare, do te kontribuoje fuqimisht ne mbeshtetjen e trajnimit te metejshem dhe ndertimit te kapaciteteve ne kete sektor specifik per te gjithe rajonin.


Kjo shkolle e krijuar vitin e kaluar me pjesemarrjen e Kryeministrit Berisha dhe me mbeshtetjen e Qeverise Italiane dhe UNESCO-s aktualisht funksionon ne nivelin pasuniversitar te studimeve me kohezgjatje 18 muaj.


Shkolla ka te regjistruar disa studente shqiptare qe po njihen nga afer me teknikat e restaurimit. Parashikohet qe me kthimin e saj ne nje institucion pasuniversitar rajonal Evropian, lektore dhe studente shqiptare e te huaj do te kene mundesi te studiojne dhe restaurojne me kriteret me te avancuara te kohes, monumentet e shumta te kultures kudo ne territorin e Shqiperise.


Zhvillimet e vitit


Ne lidhje me angazhimin shteteror per mbrojtjen dhe ruajtjen e trashegimise, ministri Pango ka evidentuar ne Bukuresht, zhvillimet e vitit sa i perket Trashegimise Kulturore:


Me 10 Korrik qyteti i Beratit u pranua si pjese e Trashegimise Kulturore Boterore ne mbrojtjen e UNESCO-s. Gjate ketij viti, jane restauruar e po restaurohen atje, 47 banesa karakteristike, nderkohe qe fondi per restaurimet eshte tre here me i madh se gjate vitit 2007. "Se bashku me Butrintin dhe Gjirokastren tashme kemi tre qytete ne listen e trashegimise boterore te UNESCO-s. Ne Gjirokaster, nje pasuri boterore te njerezimit, e shpallur si e tille ne 2005, u krijua e para Zyre e Koordinimit dhe Administrimit te qendres historike", - ka evidentuar z.Pango.


Restaurimet


Qendra e Restaurimit qe eshte ngritur dhe ka filluar funksionimin se fundmi ne saje te ndihmes financiare dhe teknike te Qeverise Italiane dhe UNESCO-s, shihet nga ministri Pango si nje mundesi e mire evidentimi vlerash kombetare dhe me gjere. "Ne saje te pervojes se vyer te profesoreve por dhe teknicieneve qe ndihmuan per mirefunksionimin e saj ne pergjithesi, ne se shpejti do te kemi edhe nje brez te rinjsh te trajnuar me teknikat bashkekohore te restaurimit, gje qe mungonte prej kohesh ne vendin tone", ka pohuar z.Pango gjate fjales se tij mbajtur ne Konferencen e Bukureshtit.


Duke marre shkas nga ecuria e suksesshme e kesaj qendre, Pango hodhi ne Bukuresht propozimin qe gjeti menjehere miratim, qe kjo Qender Restaurimi te kthehet ne nje Qender Rajonale e Restaurimit dhe shkembimit te pervojes mes vendeve te Evropes Juglindore, "ku dhe mesimdhenes dhe studente te jene specialistet kane shume per te shkembyer".


Pango argumentoi, se te qenit gjeografikisht fare prane detit, prane fillesave te rruges Egnatia dhe ne pergjithesi ne nje crossroad qyteterimesh te njohur per diversitetin kulturor, aq domethenes per specialistet e kesaj fushe, do ta beje edhe me atraktive kete Qender. "Sipas konceptit tone, qendra do te jete jo vetem qender edukuese por dhe nje "laborator" i vertete bashkepunimi prej nga duhet te gjenerojne ide, projekte dhe pune konkrete".


Ketu Pango hodhi shpresen se "me ndihmen e autoriteteve te UNESCO-s, Qeverise Italiane dhe te shtetit Shqiptar, ky propozim do te kthehet ne nje realitet te prekshem dhe te frytshem per te gjithe ne".


"Sigurisht qe keto jane disa arritje domethenese, por gjithsesi modeste ne krahasim me sfidat qe shtrohen perpara nesh", ka pohuar Pango. Ai shprehu ne kete kuader besimin se "ekspertet tane (te vendeve te Konferences), do te punojne ne vijimesi per konkretizimin e projekteve tona".





Konferenca e Mostarit


Ministri shqiptar i Kultures Ylli Pango ka shrephur ne Bukuresht, angazhimin dhe per rifreskimin e Planit te Veprimit te Konferences se Mostarit, "duke pasqyruar edhe realitetet e reja apo problematiken e fundit te hasur gjate implementimit te saj". Ne kete pike, Pango tha se "pershendesim Deklaraten e Bukureshtit duke u shprehur plotesisht dakord me te".





Investimet


Nje investim i rendesishem u krye gjate vitit 2007 ne Gjirokaster dhe po vazhdon edhe gjate vitit aktual, (ne total rreth 2 milione euro) ku perfshihet dhe fondi prej 1.3 milione dollare i menaxhuar nga UNESCO per Restaurimin e Qendres Historike, Qafen e Pazarit Gjirokaster, si dhe disa banesave te tjera karakteristike. Keto investime e kane rritur rreth 10 here buxhetin qe po investohet ne Shqiperi krahasuar me vitin 2007.





Agjencia e re


Muajt e fundit, u krijua per here te pare nje strukture ne varesi te MTKRS, Agjencia e Sherbimit Arkeologjik. Ky eshte institucion pergjegjes per te rregulluar dhe nder shfaqur trashegimine dhe urbanistiken, dy fusha qe deri me tani kane pasur problematiken e tyre ne saje te presionit te zhvillimit te shpejte urban. ASHA kryen ne menyre me specifike, arkeologjine e shpetimit ne rastet kur gjate ndertimeve e germimeve zbulohen vlera arkeologjike.





Nje dekade


"Ditet e trashegimise kulturore Evropiane" eshte nje veprimtari kulturore qe zhvillohet qe nga viti 1997, ndersa ka hyre ne traditen e veprimtarive vjetore te Ministrise se Kultures ne patronazhin e Keshillit te Evropes. Gjeografia e projektit eshte e ndryshme cdo vit ne varesi te problematikes qe fokuson vete aktiviteti.