1Tirana Open 1-Festivali i Librit dhe Arteve është një ftesë për të përhapur fjalën që Tirana është një shesh urban që nuk ka barriera kulturore, por kufij të vetëm porozë të përkatësisë kulturore.

"Tirana Open 1" është Festivali i Libri dhe Arteve që do të zhvillohet në kryeqytet në datat 6 deri më 13 maj. Ky eveniment, i pari i këtij lloji në Ballkan, sjell bashkë në një çadër një koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare përmes ekspozitave dhe eventeve publike.

Nën ombrellën "Tirana Open 1" për 7 ditë kryeqyteti do të shndërrohet në një festë të madhe për artin pamor, arkitekturën, librin, filmin dhe muzikën.

Festivali i Librit dhe Arteve është një ftesë për të përhapur fjalën që Tirana është një shesh urban që nuk ka barriera kulturore, por kufij të vetëm porozë të përkatësisë kulturore.

"Duke pasur në vëmendje jo vetëm kulturën në vendin tonë, por edhe atë ndërkombëtare, synojmë të ngremë një dialog", thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Kulturës, ku ajo sqaron se "Tirana Open' hulumton bashkëqytetarët e saj si në një laborator të gjallë të kulturës hibride dhe një model alternativ për zhvillimin urban dhe angazhimin e audiencës...Kjo nuk është një provë gjenerale, por një realitet i gjallë". "Duke ftuar institucionet kulturore ndërkombëtare për të marrë pjesë në këtë event, shpresojmë që institucionet lokale dhe qytetarët e Tiranës të ndjehen pak si vizitorë në qytetin e tyre, dhe për t'i bërë vizitorët të ndjehen si qytetarë të Tiranës", - vijon njoftimi. "Tirana Open 1" paraqet për të parën herë një event të këtij lloji në Ballkan, duke sjellë së bashku nën një çadër një koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare që paraqiten në një program të pasur shumëdisiplinor ekspozitash, ngjarjesh dhe eventesh publike.

Duke reflektuar në një qytet që është njëkohësisht një qendër e vjetër romake, postosmane, arketip i Novecento-s italiane, ëndrra utopike fashiste, një shembull i brutalizmit stalinist dhe më në fund, një model i një vrapi në amok bashkëkohor (jo) arkitektural, 'Tirana Open' hulumton bashkëqytetarët e saj si në një laborator të gjallë të kulturës hibride dhe një model alternativ për zhvillimin urban dhe angazhimin e audiencës.

"Tirana Open 1-Festivali i Librit dhe Arteve' është një ftesë për të përhapur fjalën që Tirana është një shesh urban që nuk ka barriera kulturore, por kufij të vetëm porozë të përkatësisë kulturore. Duke ftuar institucionet kulturore ndërkombëtare për të marrë pjesë në këtë event, shpresojmë që institucionet lokale dhe qytetarët e Tiranës të ndjehen pak si vizitorë në qytetin e tyre, dhe për t'i bërë vizitorët të ndjehen si qytetarë të Tiranës. Kjo nuk është një provë gjenerale, por një realitet i gjallë". Ky aktivitet do të zhvillohet nën kujdesin e kryeministrit Rama, ndërsa drejtorë të Festivalit janë Arlinda Dudaj, Helidon Gjergji dhe Vladimir Myrtezai.

Festivali i Librit

Paraqet një panair gjithëpërfshirës të librit për nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Me stenda nga shumica e shtëpive botuese të librit në Shqipëri, panairi është organizuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve. Panairi do u paraqesë lexuesve ngjarjet e përditshme me të ftuar të veçantë të festivalit, shkrimtarë si Roberto Saviano, Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago Jancar, Gerrard Williams, Paolo Muner, Frank Millet. Do të përfshihen në këtë aktivitet nxënës, liceistë, studentë lexues të gjithëllojshëm. Me liceistët e Liceut Artistik "Jordan Misja" do të zhvillohet një konkurs për ilustrimet, i cili do të rezervojë edhe një çmim. Gjithashtu, në mjediset e Festivalit do të zhvillohet ceremonia për dhënien e Çmimit "Ardian Klosi" librit më të mirë publicistik i sponsorizuar nga "Traduki", rrjeti europian për letërsinë dhe librat që ndihmon në përkthimin dhe përhapjen e kulturës dhe botimeve. Juria përbëhet nga autorë të mirënjohur shqiptarë dhe gazetarë. Publicisti Piro Misha, shkrimtarët Ardian Vehbiu dhe Bashkim Shehu, si dhe gazetarja Rudina Xhunga.

paMUR

seksioni i arteve bashkëkohore të festivalit i pagëzuar si "paMur" paraqet një projekt të ftuarish specialë si artisti i famshëm William Kentridge (Afrika e Jugut), dhe një konkurs videosh nga artistë të shquar ndërkombëtarë dhe vendas, përfshirë Yuri Ancarani (Fondazione Sandretto Re Rebaudengo, Torino), Olivo Barbieri (MAXII, Rome), Henry Chapman (T293 Gallery, Naples), Donika Cina (Galeria e Vogël, Tirana), Alberto Di Fabio (Gagosian Gallery, London), Nathalie Djurberg (Museo Pascali, Polignano a Mare, DZT Collective (Stefano Romano & Eri Çobo), TICA (Tirana Institute of Contemporary Art), Tirana, Yllka Gjollesha (Zeta Gallery, Tirana), Elis Gjoni (Art Kontakt, Tirana), Felix Gmelin (Stacion - Center for Contemporary Art, Prishtina), Ibro Hasanovic (Tirana Art Lab, Tirana), Aurora Kalemi (Zenit Gallery, Tirana), Santiago Mostyn (Moderna Museet, Malmö), Alban Muja (Tulla Culture Center, Tirana), Marzena Nowak (Gregor Podnar Gallery, Berlin), Matilda Odobashi (FAB, Tirana), Anri Sala (Hauser & Wirth Gallery, Zurich), Sissi (MAM Foundation, Tirana), Cauleen Smith (Museum of Contemporary Art, Chicago), Stefanos Tsivopoulos (Thessaloniki Center of Contemporary Art, Thessaloniki), The Tëo Gullivers (Flutura Preka & Besnik Haxhillari; Marina Abramovic Institute,Hudson,Neë York), Nasan Tur (Blain/Southern Gallery, London), Nico Vascellari (The National Gallery of Arts, Tirana), Kostis Velonis (Kunsthalle Athena, Athens), Driant Zeneli (Fondazione Pistoletto, Biella). Përfundon me dhënien e një çmimi në nderim të artistit të famshëm shqiptar Danish Jukniu. Juria e konkursit përfshin Edoardo Bonaspetti (Mousse Magazine), Cathryn Drake (Artforum & Frieze Magazine), dhe Michele Robeçhi (Phaidon).

Artisti Adrian Paci (Shkodër/Milano) do të mbajë një referim mbi veprën artistike.

Muzikë, Filma & Arkitekturë

Bienale Musica Venecia dhe kompania e operas italiane bashkëkohore Cantieri, Teatrali Koreja do të udhëtojnë për në Shqipëri me prodhimin e tij "Kateri i Radës. Il Naufragio". Festivali do të përmbajë gjithashtu koncerte nga grupe të shquar Fanfara Tirana dhe Gipsy Groove.

Lista e filmave përfshirë në DocuTIFF, me dokumentarë kinematografikë pionierë, organizuar nga Tirana International Film Festival (TIFF), si dhe një program me katër filma të fundit izraelitë paraqitur nga Akademia e Filmit dhe Multimedias MARUBI (MARUBI), do të mbulojnë sektorin e të dashuruarve pas filmit.

Laboratori Urban Tirana Albania ( ULTRA ) do të paraqitet me një festival vjetor të komenteve dhe ideve të jetës urbane dhe hapësirën e ndërtuar. Kjo në kontekstin e ndryshimit të hapësirës urbane, kuruar nga Elian Stefa

Të gjitha këto aktivitet do të zhvillohen në mjedise si Galeria Kombëtare e Arteve, Piramida, Kryeministria, Galeria Zeta, Qendra Rinore, Pallati i Kongreseve etj.