Yunus Sentamu udhëhoqi Tiranën drejt suksesit të nëntë në 11 javët e para në Grupin B të Kategorisë së Parë. Sulmuesi nga Uganda realizoi tregolësh (dy në pjesën e parë në minutat 23 dhe 24) në fitoren 6-0 të bardhebluve ndaj Pogradecit në Selmas Stërmasi, duke konfirmuar se mbetet një nga elementët më në formë në skuadrën që drejtohet nga Braziliani Ze Maria.


Emrin në listën e golashënuesve për bardheblutë e shënuan edhe Qimili, Halili dhe Karabeci. Kryeqytetasit dominuan në çdo drejtim ndaj pogradecarëce, që vinin në këtë përballje pas 4 fitoreve radhazi. Tirana me këtë sukses ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 7 më shumë se Bylisi, që ka për të zhvilluar ndeshjen me Shënkollin.


Ndërkohë minutat e mbetura të ndeshjes Egnatia Kastrioti, që u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut nuk sollën ndryshim tjetër rezultati, me rrogozhinasit që fituan minimalisht 1-0.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)