Përgjatë tri ditëve, në Tiranë u prezantuan filmat më të mirë grekë. Për herë të parë në Tiranë u zhvillua Java e kinemasë greke, një aktivitet, i cili nuk kaloi pa u vënë re. Mbi 500 vetë ndoqën Festivalin e Filmit Grek i cili u organizua, në datat 8, 9 dhe 10 tetor në Kinema “Imperial” me mbështetjen e “American Express” dhe lëshuesit ekskluziv në Shqipëri, “Alpha Bank”. Gjatë këtyre tre ditëve, publiku u prezantua me 10 filma grekë, nga realizime të vjetra deri te ato moderne duke mbuluar një seri subjektesh që datojnë nga fillimvitet 1970 deri në ditët tona. Gjatë ditëve të festivalit u shfaqën filmat “Të gjitha janë rrugë” e Pantelis Vulgaris, “Evdokia” e Aleksi Dhamianu, “Një përjetësi dhe një ditë” e Thodhoris Agjelopulos, “Njeriu me karafilin” e Nikos Ximas, “Korrigjimi” i Thanos Anastasopulos. Bashkë me ta dhe filma të shkurtër të shfaqur në Festivalin e Filmave me Metrazh të Shkurtër. Përshëndetën festivalin regjisori, Bujar Alimani dhe bashkorganizatorët e aktivitetit, Drejtori i Përgjithshëm i “Alpha Bank-Albania”, Andreas Galatoulas si dhe aktori i famshëm dhe komediani i njohur grek Z. Lakis Lazopulos Gjithashtu gjatë këtyre ditëve vizitorët patën mundësi të merrnin informacion për kartat “American Express Green” dhe Gold, në zonën speciale të rezervuar për këtë qëllim pranë hyrjes kryesore të kinemasë.