Tirana ishte ne shesh me daten 20 shkurt. Si 20 vite me pare por shume me teper se atehere. Ne shkurtin e acarte te vitit 1991 mbi 30000 mije qytetare u mblodhen ne sheshin Skenderbej per te larguar nje shtatore qe jo vetem simbolikisht por realisht stigmatizonte terrorin friken mjerimin. Ne piedestalin e mermerit te akullt ishte instaluar bronzi i frikshem i diktatorit. Prej disa dekadash kishte uzurpuar shpirtin jeten mendimin e cdo shqiptari si nje makth i tmerrshem. Kishte 6 vite qe ne menyre arbitrare ishte vendosur ne truallin e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti por fatmiresisht ne syrin e ketij populli kurre nuk mundi ta dualizonte. Atehere urrejtja u gatua ne auditoret e universitetit dhe shpertheu ne sheshin qe mban emrin e nje luftetari te shquar te kombit Skenderbeut. Se ata mijera qytetare qe dolen ate dite ne lufte po shkonin. Paten kurajo te ballafaqoheshin me misterin qe sillte cdo cast nen diktature dhe e copetuan ate.


Mbas 20 vitesh Tirana doli serish ne shesh. Dita ishte e ngrohte dhe pranverore ne harmoni te plote me shpirtin e atyre dhjetera mijerave qe u tubuan. Dhe sheshi kete radhe ishte tjeter. Gezimi dhe shpresa e grumbulluar pak nga pak e ne cdo shtepi shqiptare hovi furishem ne sheshin Nene Tereza pikerisht perballe panteonit te dijes Universitetit Shteteror. Rastesisht perputhen edhe motivet. Dikur per beteje ne shesh me emer trimi sot per gezim ne sheshin qe mban emrin e te madhes Nene Tereza simbolit te harmonise mirekuptimit paqes vete.


Ne 20 vite shume gjera ndryshojne. Shumekush ka ikur nga kjo jete shume me teper kane lindur. Baballaret dhe nenat e reja te atyre viteve ndoshta jane bere gjysher. Ne djelmoshat dhe vajzat studente te atyre diteve te zjarrta tashme kemi thinja dhe u gezohemi femijeve tane. Femijeve tane u gezohemi ne nje tjeter realitet ne nje tjeter Tirane me nje tjeter pasaporte...


Ka ndryshuar Shqiperia ne keto vite. Lajtmotiv kryesor ne fundvitin 1990 dhe fillimin e vitit pasardhes ishte E duam Shqiperine si gjithe Evropa. Partia Demokratike kete thirrje e vuri ne themel te programit te saj dhe ne fundvitin qe sapo lame pas endrra u realizua.


Para tri vitesh ne te njejtin muaj televizionet e gjithe botes ishin fokusuar ne Kosove ku merrte jete shteti me i ri i nje populli nder me te vjetrit. Ne Prishtine dhe ne Tirane festohej. Fjalimet e gjata nuk e shprehnin dot ate cfare ndiente cdo qelize e ketij populli. Kamerat vune ne plan te pare midis fragmenteve te tjera portretin e Adem Jasharit shoqeruar me nje fjali te shkurter. U kry Bace Ne tete germa historia e permbledhur e tere kombit. Autori seshte anonim. Ndergjegjja e kombit nenshkroi aq shkurt aq qarte dhe ne menyre proverbiale.


Kjo ka ndodhur realisht edhe ne kete pjese te kombit qe pavaresisht se ka pasur shtetin e vet asnjehere deri ne dhjetor te vitit 2010 ska pasur krenarine te shprehet U krye Ndodhi dhe shqiptaret gezuan gezuan e filluan te shkonin te barabarte ne Evrope.


Vetem 30 dite vazhdoi hareja. Befas si fantazme e bustit te dikurshem u ngrit dikush dhe tentoi ta prishte kete realitet. Tirana dhe mbare Shqiperia nje dite ne javen e trete te janarit u ndeshen me dhunen e gatuar ne te njejten godine ku diktatori pertypte fatet e popullit te tij. Pikerisht nga ajo seli ku Xhelil Gjoni 20 vite me pare dhimbej nga rrezimi i shpirtit te zi ne qender te Tiranes aty Edi Rama nisi marshin funeber. Qytetaret u ndrydhen brenda vetes e menduan se Evropa vec enderr kishte qene.


Por Tirana te dielen doli ne shesh e vrullshme e gezuar dhe me vullnet te plote per te vazhduar rrugen e nisur 20 vite me pare dhe gati e kurorezuar. Ne fakt Tirana te dielen votoi. Ne menyre plebishitare kryeqytetasit i thane jo Edi Rames dhunes kaosit.


Se Tirana ishte ne shesh natyrshem ne mesditen e se dieles. Kishte dhe mijera vete nga qytetet e tjera te vendit por ne e dime se sheshet dhe bulevardet e gjera te Tiranes nuk mund te mbushen me autobuse dhe furgone. Ato sheshe mbushen vec kur tiranasit dalin nga shtepia. Ata dolen dhe... Votuan te dielen me 20 shkurt. Tiranen perballe tiranise e nxjerr ne shesh nje motiv i larte dhe jo urdhrat apo dekretet e kukuvajkave. Ka bulevarde te gjera Tirana...