Mbrëmjen e djeshme në prangat e Policisë së Tiranës kanë përfunduar 3 persona. Ata akuzohen për mashtrime kompjuterike dhe fshehje të të ardhurave dhe shkelje të të drejtave të pronësisë industriale.


Uniformat blu kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e 57 aparateve Dream Box dhe Smart Box.


Në kuadër të operacionit Dream Box u arrestuan shtetasit Kristo Taka, 45 vjeç, lindur në Borsh dhe banues në Tiranë; Valer Pinderi, 31 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë; Benard Xhuti, 45 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, njofton policia.


Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprën penale Mashtrimi kompjuterik, Fshehja e të ardhurave


Tre të arrestuarit në mënyrë të kundraligjshme tregtonin aparate Dream Box dhe Smart Box, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.


18 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)