Autostrada Tiranë-Elbasan, e cilësuar nga kryeministri Edi Rama si rruga që mbeti rrugëve, më në fund po shkon drejt përfundimit.


Kur kanë kaluar 8 vite nga nisja e punimeve, rruga e kthyer në telenovelë premtimesh dhe betimesh nga disa ministra e dy kryeministra, do të hapet në të gjithë gjatësinë e saj të enjten më 14 mars.


Autoriteti Rrugor Shqiptar duket se ka zgjedhur tu bëjë një dhuratë të gjithë atyre që do të festojnë në Elbasan Ditën e Verës, pasi ka njoftuar hapjen e segmentit nga qendra tregtare TEG deri te tuneli i Kërrabës.


Ndërkohë nga sot deri të enjten, trafiku në këtë aks do të devijohet nga rruga e vjetër që lidh kryeqytetin me Elbasanin.


Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese Tiranë-Elbasan pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne 14 Mars 2019, njofton ARRSH.


ARRSH bën apel për qytetarët, duke kujtuar devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese Tiranë-Elbasan, pasi është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data 14 Mars 2019.


NJOFTIMI:


Në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 të (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 Mars 2019, seksionet si më poshtë:


Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi Teg km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500,


Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).


Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese Tiranë-Elbasan pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne 14 Mars 2019.


Bashkëpunimi i qytetarëve për devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese Tiranë-Elbasan, është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data 14 Mars 2019.


Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjitha elementet e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë të trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes.


Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.