Forcat e rendit kane arritur te parandalojne nje vjedhje me arme dhe te ndalojne tre persona dy prej te cileve jane adoleshente. Arlind Gezim Dani 56 vjec lindur ne Burrel Roland Shyti 17 vjec lindur ne Kruje dhe E. H. 16 vjec lindur dhe banues ne Kamez jane kapur dje nga policia pasi kishin planifikuar grabitjen me arme te nje taksie ne Tirane. Gjate ndalimit atyre ju sekuestruan nje automatik Model 56 nje kreher me 7 fisheke nje kapuc tre pale doreza farmacie nje thike si dhe 7 grame lende e dyshuar narkotike e llojit kokaine. Nga kryerja e veprimeve procedurale e hetimore rezulton se shtetasit Arlind Dani dhe R. Sh. dyshohet te jene autore te vjedhjes me arme kryer ne bashkepunim te nje karburanti me date 3 tetor 2011 ne Kamez Tirane. Aktualisht vazhdon puna hetimore ne drejtim te zbardhjes dhe dokumentimit te tjera vjedhjeve te kryera nga keta shtetas nderkohe qe materialet hetimore e procedurale ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te veprave penale te Vjedhjes me arme e realizuar ne bashkepunim Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake si dhe prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike - thuhet ne deklaraten e policise. Te tre personat prej disa muajsh ishin nen hetim nga policia. Ndersa mbreme u arrit qe ata qe kapeshin ne flagrance ne Rrugen e Durresit. Hetimet kane vertetuar dhe nje tjeter veper penale te kryer nga dy prej te arrestuarve. Arlind Dani dhe Roland Shehi dyshohet te jene autor te vjedhjes me arme kryer ne bashkepunim te karburant Elda ngjarje e ndodhur me date 3 tetor 2011 ne Kamez Tirane. Policia po heton per zbardhjen dhe dokumentimit e vjedhjeve te tjera te kryera nga keta persona.