Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e të enjtes pranë Kryeministrisë në Tiranë.


Viktima thuhet se sapo kishte kryer kontrollin e shërbimit të Gardës ss Republikës. Ai ka qenë në këmbë kur është goditur nga një automjet dhe nuk ka mundur dot ti mbijetojë plageve të marra.


50-vjeçari është përplasur nga një makinë në rrugën Papa Gjon Pali II.


Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, 31-vjeçarin Albert Memia, banues në Tropojë.


25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)