Një 36-vjeçar nga Memaliaj, i dënuar me 10 vjet burg per trafik narkotikësh është arrestuar nga Policia e Tiranës.


Në pranga ka rënë shtetasi, Florian Zeka, 36 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Krahës- Memaliaj.


Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale Trafikim i narkotikëve e kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative- njofton policia.


Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Gjirokaster për veprime të mëtejshme proceduriale.



19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)