Një taksist ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.


Sipas uniformave blu 38 vjeçari Klaudian Sina, banues në Tiranës shiste drogë të llojit kokainë në zonat e Saukut dhe Tiranës së Re.


Sina është arrestuar në flagrancë me 25 doza kokainë të fshehura në sediljet e taksisë që ai drejtonte.


Policia sqaron se 38-vjeçari shfrytëzonte profesionin e tij për shpërndarjen e kokainës në doza të vogla.


18 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)