Seksioni kundër korrupsionit në drejtorinë e policisë së Tiranës gjatë një operacioni të suksesshëm të koduar "Juristi" ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave pasi u kapën me diploma false.



Sipas informacioneve më të fundit janë arrestuar shtetasit Medat Kasa 54 vjeç, Anai Muça 64 vjeç, Fadil Gurri 43 vjeç dhe Adriatik Koçi 45 vjeç pasi akuzohen se falsifikonin diploma të shkollës së lartë.



Mësohet se katër të arrestuarit siguronin diploma të shkollës së lartë dhe kryesisht të fakultetit të Juridikut kundrejt një shume prej 7 mijë eurosh.



Sipas policisë eurot depozitoheshin në emrat e kërkuesit të diplomës dhe njërit prej këtyre të arrestuarve. Policia gjithashtu thekson se po bën hetime për përfshirje në falsifikim edhe të personave të tjerë.