TIRANË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë papritur mbëmjen e sotme katin e parë të një vile 3 katëshe, në rrugën Shemsi Haka në lagjen Ali Demi në kryeqytet. Në vendngjarje mësohet se kanë mbërritur forcat e zjarrëfikëses, kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në momentin kur kati i parë i vilës është përfshirë nga flakët në banesë nuk ka pasur njeri. Policia njofton se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

Mësohet se forcat e zjarrëfikëses kanë mundur të neutralizojnë zjarrin në kohë, duke mos e lënë atë që të përfshijë katet e mësipërme të viles. Ndëkohë që është ende i panjohur shkaku i rënies së zjarrit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
(e.m/BalkanWeb)