Një pikë karburanti ka rënë pre e grabitjes, nëpërmjet kërcënimit me thikë.


Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ende pa zbardhur, e premtja, në periferi të Tiranës.


Më konkretisht në Bathore, në një karburant, një person i maskuar, nën kërcënimin e një thike, i ka marrë lekët e xhiros ditore punonjësit.


Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Sakaq po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.


9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)