TIRANË - Për 9 orë nga ora 18.00 të ditës së sotme deri në orën 05.00 të mëngjesit të nesërm, qarkullimi në Bulevardin “Zogu i Parë”, do të jetë i bllokuar. Kjo për shkak se, do të largohen shtyllat e tensionit të lartë që nisin nga qendra dhe përfundojnë tek stacioni i trenit.

Bashkia e Tiranës, ka bërë të diture se, “për shkak të punimeve për heqjen e tyre nga ora 18:00 e datës 23.09.2013 deri në orën 05:00 të datës 24.09.2013 do të bllokohet qarkullimi në bulevardin “Zogu i Parë ”. Transporti publik,  linja Uzina Dinamo -Sharrë dhe e Tufinës do të zhvendoset në rrugën e ‘Barrikadave’”.

Për shkak të kompleksitetit të punës, për futjen nën tokë të kësaj linje, Bashkia e Tiranës ka angazhuar një ekip të specializuar zvicerian, si dhe ka bashkëpunuar me OST-në.
Linja e re ka një gjatësi prej 2.3 kilometra , është ndërtuar me parametra bashkëkohorë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)