TIRANË-Ka ndërruar jetë në spital një nga personat që mbeti e plagosur pas zjarrit në banesë disa ditë më parë. Viktima është Silvana Cullhaj. 

Ajo së bashku me bashkëshortin Arian Cullhaj pësuan djegie pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”. Banesa ku jetonte çifti Cullhaj u përfshi nga flakët për shkaqe ende të pa njohura. 

(a.n/BalkanWeb)