Një 37-vjeçar është arrestuar për vjedhje në kryeqytet, ndërsa autoritetet kanë mundur të zbardhin një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, po nga ky person.


Ervin Tavanxhi banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vepren penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe Vjedhja, sipas policisë vidhte pasqyra, navigator, bateri dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme.


Ai u arrestua të shtunën, pasi u kap duke vjedhur me thyerje navigatorin e një Benzi në përdorim të një 30-vjeçareje, në rrugën Myslym Shyri, me kryqëzimin e rrugës Vangjush Furxhi.


Tavanxhi, sipas policisë dyshohet të jetë autor i disa ngjarjeve të tjera, si më poshtë:


Më datë 12.12.2017, në rrugën e Bogdaneve dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz;


Më datë 24.10.2017, në rrugën e Vangjush Furxhi, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz;


Me datë 23.08.2017, në rrugën Myslym Shyri, dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatorin e  mjetit tip Benz;


Me datë 23.08.2017, në rrugën Myslym Shyri, dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatorin  e mjetit tip Golf.


Policia i gjeti atij një kaçavidë, 1 grup me 7 çelsa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera.


Puna për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje të tjera që 37-vjeçari dyshohet se mund të ketë kryer, vijon.