Në Tiranë sot ka ndodhur një aksident te zona e Brrylit. Sipas burimeve makina e tipit Peogeot me tabela AA280OV ka përplasur 2 këmbësore të cilat po kalonin rrugën.


Të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme.


Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zhan DArk, te ish-ATSH-ja, mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan Hoti, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë, ka aksidentuar 2 këmbësoret shtetasen Sh. D., 61 vjeçe dhe A.P., 68 vjeçe, të cilat janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Dy të plagosurat janë shoqëruar me shpejtësi në Qendrën Spitalore Universitare, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.


Aksidenti ka ndodhur në momentin kur një mjet tip Mercedes Benz ishte duke tërhequr me kavo mjetin tip Peugeot.


Benzi ka frenuar, ndërkohë që Peugeot për të shmangur përplasjen me Benzin ka dalë në trotuar duke përplasur dy gratë.


Menjëherë më pas, drejtuesi i Benzit ka hequr kavon lidhëse me Peugeon dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është duke e kërkuar.


22 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)