Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e para pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, ka zgjatur për rreth 60 minuta.


Në përfundim të saj asnjë nga deputetët e PS-së nuk janë prononcuar në media lidhur me vendimet që janë marrë në mbledhje.


Gjithsesi, raportohet se Kryesia ka miratuar në parim ndryshimet në statutin e PS-së dhe programin e ri politik të saj. Ndërkaq, është vendosur që në fillim të javës që vjen do të mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste.


Mësohet se në takim ka munguar, deputeti Arben Malaj, i cili ishte i angazhuar në një tjetër aktivitet, me prezantimin e programit të tij për modernizimin e PS-së. Ben Blushi nje tjeter zë kritik ndaj kryetarit, Edi Rama ka qenë I pranishëm në mbledhje.


Kjo ishte mbledhja e fundit e kësaj Kryesia, pasi në Kongresin e 5 nëntorit do të zgjidhet Kryesia e re.