Mjekja që priti fëmijët, Rexhina Bajo bëri të ditur për TVNews24 se nëna e trinjakëve është një 35 vjecare nga Fieri. “Lindja u krye me ndërhyrje cezariane dhe bebet peshojne mbi 2 kg secila". 

TIRANE-Një nënë ka sjellë në jetës ot tre vajza trinjake në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Mjekja që priti fëmijët, Rexhina Bajo bëri të ditur për TVNews24 se nëna e trinjakëve është një 35 vjecare nga Fieri. “Lindja u krye me ndërhyrje cezariane dhe vajzat janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, pohoi Bajo. Trinjaket janë me peshë normale rreth 2.3 deri ne 2.7 kilogramë secila. Nëna dhe bebet do të qëndrojnë në maternitet deri në stabilizimin e gjendjes së tyre. Lindja u konsiderua specifike për shkak të trinjakëve, ndaj nëna nga fieri zgjodhi ti lindte fëmijët në maternitetin e Tiranës.
Nuk është hera e parë që një nënë shqiptare sjell në jetë më shumë se dy binjakë. Keëto vitet e fundit dy nëna kanë sjellë në jetë katërnjakë me ndërhyrje cezariane.

(d.b/BalkanWeb)