Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë. Sipas policisë së Tiranes, që ka njoftuar ngjarjen, shenjestra e atentatit ka qenë një 28-vjeçar me inicialet V.K.


Policia raportoi gjithashtu se nga informacionet e para të mbledhura nga vendi i ngjarjes rezulton se autori i plagosjes është nje person rreth 160 cm i gjatë i veshur me të bardha.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 dhe në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.


Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.


Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)