Plagoset me thikë gjyqtari Artan Gjermeni. Gjermeni është dërguar në QSUT për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se gjyqtari Gjermeni është goditur 4 herë me thikë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Policia ka nisur menjëherë hetimin, mirëpo, rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.
Nga ana tjetër gjyqtari ka deklaruar se është plagosur në garazhin e shtëpisë së tij, duke pohuar se është prerë me mjete llamarinë.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe para pak minutash ka lënë edhe ambientet e QSUT-së. Prej 10 vitesh Artan Gjermeni është gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.
17 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)