Foto ilustruese

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ymer Kurti në orën 02.00 të natës dhe sipas burimeve paraprake mësohet se lënda plasëse i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan.


Ky i fundit është në pronësi të shtetases Drita Lulo. Mësohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.


Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


20 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)