Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.


Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Bardhyl, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, ndërsa forcat e policisë kanë konstatuar 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes.


Për rastin janë shoqëruar në ambientet e policisë 7 persona për verifikime dhe sqarime të mëtejshme.


Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter