TIRANË-Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Liceut Artistik, Tiranë.

Burime nga policia bëjë me dije se persona ende të paidentifikuar të cilët udhëtonin me një automjet tip ‘Fuoristradë’, kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia ka sekuestruar 5 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, të cilat do i nënshtrohen ekzaminimit.

Incidenti ka ngjallur panik tek banorët e kësaj zone si dhe tek kalimtarët e rastit. 
(e.m/BalkanWeb)