Dhjetra tregetare te tregut industrial prane Medresese ne kryeqytet protestuan kunder gjobave te vena nga inspektoret e tatimeve per mungese te kasave fiskale.

Tregtaret thone se nuk do te pranojne tu instalohen kasat. Nuk ka kuptim qe te na vene kasa. Do protestojme kunder ketij vendimi. Ky eshte nje treg qe punon vetem 4-6 ore ne dite si te na vene kasa ka deklaruar nje prej tyre.



Tregtaret thone se venia e kasava eshte nje kosto shtese te cilen ata nuk mund ta perballojne me keto te ardhura qe kane.



Ka rene puna fare kasa ben 500 euro ne 12 mije leke dita bejme xhiro. Me cfare lekesh ta paguajme I paguajme te gjitha taksat kemi nxjerre licensa kjo tani eshte takse mbi takse eshte shprehur nje tjeter.



Policia nderhyri per lirimin e rruges e cila u bllokua per rreth 30 minuta nga protestuesit.



Tregtaret paralajmerojne se do ti vazhdojne protestat e tyre derisa qeveria te anuloje vendimin per pajisjen me kasa fiskale per ta.