Tregtaret e Tregut Industrial paralajmerojne protesta masive mbeshtetur edhe nga tregtaret e rretheve per te refuzuar vendosjen e kasave. UPDATE

Ata kane bllokuar serish rrugen kryesore prane tregut duke u konfrontuar dhe me policine te irrituar dhe nga vendosja e gjobave nga inspektoret tatimore.

Tregtaret insistojne se ky eshte treg i lire dhe nuk mund te kete kasa nderkohe qe te tjere qe i kishin blere me pare jane gjobitur pasi u kerkohet te blene kasat qe jane hedhur ne treg nga kompanite qe kane fituar tenderin.

Tregtaret shprehen se kasat e reja kushtojne 450 euro ne kompanite qe jane licensuar ti tregtojne ato ne Shqiperi vlere e cila duke iu shtuar edhe taksave qe paguajne i rendon se tepermi krahasuar me xhiron e tyre.Sipas tyre ne vendet fqinje nje kase mund te blihet gati dhjetefish me lire.

Deputeti i Partise Socialiste Eduart Shalsi i ben thirrje forcave te rendit te mos dhunojne protestuesit nderkohe qe i kerkon Ministrise se Financave te prese dhe te sqaroje perfaqesine e tregtareve.

Ajo qe po kerkojme eshte te degjohet kjo shtrese dhe shteti te prese nje perfaqesi te ketyre biznesmeneve tha Shalsi.

Nderkohe gjate protestave te nisura nje dite me pare prokuroria ka nisur procedimi penal per kater tregtare si organizatore te protestave te paligjshme dhe bblokim te rruges