Vidhet gjatë natës Posta Shqiptare në Farkë të Tiranës. Sipas policisë një person i paidentifikuar ka thyer derën e objektit duke marrë prej andej 20 mijë lekë të reja.
Ngjarja është zbuluar nga punonjësit e postës, të cilët njoftuan policinë. Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes, për të gjetur prova materiale që do të çonin në identifikimin dhe kapjen e autorit.
30 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Tiranë, vidhet Posta Shqiptare u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.