Ka marrë zgjidhje problemi i ujit të pijshëm për banorët e lagjes që shtrihet në dy krahët e rrugës Studenti në Njësinë Administrative nr.7.


Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm, duke zëvendësuar të gjithë rrjetin e ujësjellësit në këtë lagje, duke mundësuar jo vetëm një shërbim më cilësor me uji, por edhe duke shmangur humbjet dhe problematikat e shumta që vinin për shkak të tubacionit të vjetër.


Krahas punimeve në shtrimin e rrjetit të ri, punonjësit e UKT-së kujdesen edhe për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme.


Grupet tona vazhdojnë të punojnë me ritme të larta çdo ditë të javës. Kësaj here është përfunduar rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në rrugën Studenti”. Rikthimi i ambientit të punimeve në gjendjen e mëparshme, është pjesë e punës sonë për të rritur standardet e shërbimit ndaj qytetarëve, shkruan UKT në faqen e saj në Facebook.