Bashkia e Tiranës realizoi këtë javë një investim të ri në rrjetin e ujësjellësit që përmirëson parametrat e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve duke garantuar edhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.


Banorët e rrugës Idriz Dollaku kanë tashmë një rrjet tërësisht të ri duke eliminuar problematikat e shumta që shfaqte rrjeti i vjetër i amortizuar ndër vite.


Gjithashtu, grupet e punës kanë punuar paralelisht edhe për riparimin e një defekti në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm që u sinjalizua nga banorët e rrugës Selitë e Vjetër. Ndërhyrja u krye shpejt për ta përfunduar në kohë sa më të shkurtër defektin e sinjalizuar. Tashmë linja e furnizimit është në funksion të plotë dhe banorët përfitojnë furnizim normal të ujit të pijshëm.


18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)