Sipas ndryshimeve të kërkuara, ku ka një njehsim të diplomave trevjeçare dhe katërvjeçare të ciklit të parë të studimeve thuhet se: “Programet e studimit të ciklit të dytë i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën Bachelor me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti”.


Po ashtu, programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite të projektit kërkimor e të tezës dhe kohëzgjatja e tyre është 2 vite akademike.


Në përfundim të programeve të integruara të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimit të kryer. Programet e studimit master u ofrojnë të diplomuarve me një diplomë universitare së paku Bachelor arsimin dhe trajnimin e mirëfilltë profesional.
Në projektligj sqarohet se programi i studimeve master realizohet me 90 kredite dhe kohëzgjatja e tyre është 1.5 vite akademike.


Në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma universitare master në fushën e arsimit e të trajnimit profesional të kryer.








#