Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka caktuar datën 13 prill si ditën kur do të marrë vendimin për fatin titullit kampion të ekipit të Skënderbeut për sezonin 2015-2016. Çështja është mes klubit dhe FSHF-së, me Komisionin e Etikës pranë institucionit të futbollit që vendosi tia heqë titullin pas pezullimit të parë që UEFA-s.


Drejtuesit e skuadrës të Skënderbeut vendosën që ta apelonin vendimin në dyert e organit më të lartë të drejtësisë sportive, pasi e cilësonin atë si të padrejtë.


Tashmë mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë CAS, pra se cilës palë do ti japë të drejtë, FSHF-së apo klubit bardhekuq. Nëse gjyqi fitohet nga qeveria e futbollit në vend, atëherë do tu duhet të shqyrtojnë mundësinë për tia dhënë titullin ekipit që është renditur i dyti, Partizanit.


15-herë kampionët e vendit kanë shprehur hapur pretendimet se u takon atyre trofeu i sezonit 2015-2016, por FSHF ka qenë e detyruar të presë një vendim përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Nëse kjo e fundit do të vendosë në favor të korçarëve, atëherë titulli do ti kthehet Skënderbeut.


22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)