Në super aksionin që ngriti dje peshë vendin përveç arrestimeve të mësuara tashmë, policia ka vënë në pranga edhe një tjetër personazh të rëndësishëm në trafikun e narkotikëve.
Mësohet se në pranga ka përfunduar vëllai i Arben Isarajt, Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Altin Isaraj akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikë dhe është arrestuar gjatë mbrëmjes në Tiranë, me policinë që i ka gjetur armë dhe kokainë.
Isaraj sipas uniformave blu është person me precedentë të mëparshëm penalë për trafik kokaine.
22 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)