Tjetër incident është shënuar me avionet e kompanisë ajrore "Albanian Airlines". Një avion i kësaj kompanie i nisur nga Rinasi për në Torino pas një ore fluturim është rikthyer sërish në aeroportin "Nënë Tereza". Lajmi bëhet i ditur për "Ora News" nga drejtori i aviacionit civil Ervin Mazniku i cili theksoi se avioni ishte rikthyer sërish në pistë pas një defekti teknik. Sipas Maznikut pasagjerët e avionit nuk kanë pasur dëmtime. Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë "Albanian Airlines" Ilir Kuzhini theksoi për "Ora News" se piloti kontatoi defektin në kohë dhe theksoi se pasagjerët do nisen sërish me avionin e radhës drejt Torinos.
Ndërkohë ditë më parë kjo kompani ajore avioni "Boing 737" i shoqërise ajrore "Albania Airlines" i nisur nga Tirana për në Itali ndryshoi destinacion duke përfunduar në Bratislavë të Sllovakisë.