bagdadTre oficerë irakianë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën kur dy kamikazë hodhën veten në erë në një stacion policie në perëndim të Bagdadit. Sipas autoriteteve, dy burra të veshur me jelekë eksplozivi, kishin në shënjestër komisariatin e al-Entisar.


Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit të ndodhur. Ky është sulmi më i fundit, pas një dite të përgjakshme që përfshiu dje kryeqytetin irakian.


Më shumë se 90 persona u vranë nga shpërthimet e ndodhura dje, ku Shteti Islamik ISIS mori përgjegjësinë e sulmit. 64 persona u vranë kur një makinë-bombë shpërtheu në një treg në Bagdad dhe 87 të tjerë u plagosën.


12 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)