Një tjetër shqiptar vritet në Siri. Burim Demolli nga Kolovica e Prishtinës është vrarë në Siri konfirmoi një kushëri i tij për mediat kosovare.


Burim Demolli kishte shkuar në Siri bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tij.


Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë komentuar.


Sipas të dhënave të Policisë dhe organizatave të ndryshme janë mbi 100 kosovarë që kanë shkuar dhe janë bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak, informon express.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter