Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji në një reagim të tijin shprehet se Rama dhe Meta me kërkesën drejtuar KQZ-së që të shtyjë afatet e regjistrimit të koalicioneve qeverisës kanë shkelur ligjin. Sipas tij, ata treguan se nga frika që kanë për të mos mbetur vetëm, sidomos kryeministri, është gati të bëjë çdo gjë.


STATUSI I SALIANJIT


Për pushtet e përdorin ligjin kur iu duhet dhe po për pushtet përdorin letra bakalli pa asnjë vlerë si kjo sot! Deri sot Rama këmbëngulte për afatet kushtetuese dhe ligjore! Si rojtar i përbetuar i ligjit nuk pranonte as negociatë, as shtyrje të datës së zgjedhjeve dhe ndryshim në kod zgjedhor! E gjithë hipokrizia me ligj zgjati deri më sot, sot me një letër të përbashkët i drejtohen KQZ që KQZ të shkelë ligjin vetëm e vetëm që uniteti i tyre mos preket! Vetëm e vetëm nga frika e vetmisë së madhe, Rama i dorëzon të gjitha para LSI. Nga sot a thotë dot që më pengon ligji, që populli më ka dhënë mandat kushtetues? I vetmi argument pa argument qe kishte deri sot i ra.