grabitja-RinasNjë vjedhje është denoncuar pranë policisë në Aeroportin e Rinasit.

Ndryshe nga ajo që u konsiderua "super grabitja" e ndodhur rreth dy muaj më parë, këtë herë, shuma e pretenduar e vjedhur është shumë herë më modeste.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një shtetase turke ka kallëzuar se një ditë më parë në Rinas, pas marrjes së bagazhit, ka konstatuar i mungonin bizhuteri.

Shtetasja turke B.K., 46-vjeç, banuese në Tiranë, tha se bizhuteritë që i kishin vjedhur, kishin një vlerë 5000 euro.

Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.